Dy vite nga pakti Rama-Meloni, qytetarë dhe aktivistë të huaj protestojnë në Tiranë dhe Lezhë

Një protestë është zhvilluar sot në Tiranë lidhur me marrëveshjen e emigrantëve Shqipëri-Itali, e firmosur dy vite më parë mes kryeministrit Edi Rama dhe Giorgia Melonit. Aktivistët u mblodhën në Sheshin Skënderbej dhe vijuan marshimin drejt Kryeministrisë dhe Ambasadës italiane dhe asaj të BE-së, teksa në duar mbanin pankarta të ndryshme. Më pas ata do […] The post Dy vite nga pakti Rama-Meloni, qytetarë dhe aktivistë të huaj protestojnë në Tiranë dhe Lezhë appeared first on Ditar.al.

Dy vite nga pakti Rama-Meloni, qytetarë dhe aktivistë të huaj protestojnë në Tiranë dhe Lezhë

Një protestë është zhvilluar sot në Tiranë lidhur me marrëveshjen e emigrantëve Shqipëri-Itali, e firmosur dy vite më parë mes kryeministrit Edi Rama dhe Giorgia Melonit.

Aktivistët u mblodhën në Sheshin Skënderbej dhe vijuan marshimin drejt Kryeministrisë dhe Ambasadës italiane dhe asaj të BE-së, teksa në duar mbanin pankarta të ndryshme.

Më pas ata do të udhëtojnë drejt kampit të Gjadrit ku do të vijojnë protestën.

Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje.

Pakti Rama-Meloni ka marrë kritika të shumta, si në Itali nga opozita për shkak të shpenzimeve te qeverisë, por edhe nga organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, që dolën haptazi kundër kësaj marrëveshje duke thënë se mund të krijonte një precedent të rrezikshëm në ligjin evropian të emigracionit.

The post Dy vite nga pakti Rama-Meloni, qytetarë dhe aktivistë të huaj protestojnë në Tiranë dhe Lezhë appeared first on Ditar.al.