Deputeti Kinolli: Haxhiu dështoj gjashtë herë, partitë të ulen dhe të gjejnë zgjidhje

Deputeti nga komuniteti rom, Ablert Kinolli, për FrontOnline ka komentuar ngërçin institucional në Kuvendin e Kosovës, duke bërë thirrje për kompromis dhe dialog ndërmjet partive politike. Ai theksoi se pavarësisht që Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, dështimet e njëpasnjëshme kërkojnë reflektim dhe zgjidhje politike. “Me gjithë respektin

Deputeti Kinolli: Haxhiu dështoj gjashtë herë, partitë të ulen dhe të gjejnë zgjidhje


Deputeti nga komuniteti rom, Ablert Kinolli, për FrontOnline ka komentuar ngërçin institucional në Kuvendin e Kosovës, duke bërë thirrje për kompromis dhe dialog ndërmjet partive politike. Ai theksoi se pavarësisht që Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, dështimet e njëpasnjëshme kërkojnë reflektim dhe zgjidhje politike.

“Me gjithë respektin, LVV është subjekti i parë politik dhe i takon dhënia e emrit për kryetar Kuvendit dhe për gjashtë herë dështoj emri i zonjës Haxhiu,” deklaroi Kinolli, duke aluduar në kandidaturën e Albulena Haxhiut që nuk ka arritur të marrë shumicën e votave.

Ai vlerësoi se zgjidhja e krizës kërkon uljen në tryezë të të gjitha partive politike për të gjetur një rrugëdalje.

“E mira së mirës do të duhej të uleshin partitë politike dhe të gjejnë një zgjidhje për të dalë nga kjo krizë,” tha Kinolli për FrontOnline, duke shtuar se qytetarët janë të shqetësuar dhe në pritje të formimit të institucioneve.

Deputeti rom shprehu bindjen se situata mund të vazhdoj kriza politike, nëse nuk arrihet një kompromis i shpejtë.

“Shpresoj se do të gjindet një zgjidhje, dhe dikush do të lëshoj pe, për të dalur nga kjo krizë. Patjetër që duhet një kompromis dhe marrëveshje politike për të dalur nga kjo situatë, përndryshe kjo mund të zgjatë në pafundësi.” përfundoi ai.