Deputetja e AAK-së: Pse Kurti të jetë mbi Ligjin?

Deputetja e AAK-së¸Time Kadrijaj ka folur për FrontOnline  ka folur rreth ftesës së Prokurorisë Speciale që ia kanë dërguar kryeministrit Albin Kurti tash e disa muaj. Sipas saj Kurti duhet të i përgjigjet kësaj ftese, e jo Prokuroria të e ndjekë atë. ‘’Kurti duhet të i përgjigjet ftesës së Prokurorisë e jo Prokuroria ta ndjekë

Deputetja e AAK-së: Pse Kurti të jetë mbi Ligjin?


Deputetja e AAK-së¸Time Kadrijaj ka folur për FrontOnline  ka folur rreth ftesës së Prokurorisë Speciale që ia kanë dërguar kryeministrit Albin Kurti tash e disa muaj.

Sipas saj Kurti duhet të i përgjigjet kësaj ftese, e jo Prokuroria të e ndjekë atë.

‘’Kurti duhet të i përgjigjet ftesës së Prokurorisë e jo Prokuroria ta ndjekë Kurtin. nëpër tubime dhe të tjera’’ thotë ajo.

Deputetja Kadrijaj, potencon se nuk mundet që Kurti të merret në pyetje në zyrën e tij sepse kjo do të shkaktonte precedent.

‘’Nuk merret në pyetje një person në zyre sepse më pas krijohet precedent i keq, ku secili qytetar mund të kundërshtoj që t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë. Nëse Kurti nuk i përgjigjet ftesës, Prokuroria të i zbatoj ligjet dhe Kushtetutën e Kushtetutës. Askush nuk është mbi ligjin e as z.Kurti’’ përfundoi Time Kadrijaj.