Deri më 5 shkurt afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke vazhduar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim në ditën e zgjedhjeve. Për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ do të angazhojë ekipet mobile në çdo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke vazhduar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim në ditën e zgjedhjeve.
Për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ do të angazhojë ekipet mobile në çdo komunë të Kosovës, ditën e zgjedhjeve,
Procesi i regjistrimit të këtyre votuesve ka filluar më 4 janar dhe do të përfundojë më 5 shkurt 2025.
Me qëllim të lehtësimit të regjistrimit të këtyre votuesve, KQZ ka funksionalizuar platformën online:
Votuesit me nevoja të veçanta përfshijnë këto kategori:
Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia; Personat me lëvizje të kufizuar në institucione, si: spitale, shtëpi për të moshuarit dhe strehimore; dheIII. Personat në rrethana të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim për shkaqe sigurie apo janë në arrest shtëpiak.