Digjet një shtëpi në Hoçë të Madhe, brenda gjendet një grua e vd*ekur
Një grua është gjetur e vdekur brenda shtëpisë që është përfshirë nga zjarri sot në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit. Policia e Kosovës ka njoftuar se sot (29.03.2025) rreth orës 14:55 policia është njoftuar se në fshatin Hoçë e Madhe në Rahovec, një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri. “Njësitet e nevojshme policore, zjarrfikësit dhe

Një grua është gjetur e vdekur brenda shtëpisë që është përfshirë nga zjarri sot në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot (29.03.2025) rreth orës 14:55 policia është njoftuar se në fshatin Hoçë e Madhe në Rahovec, një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri.
“Njësitet e nevojshme policore, zjarrfikësit dhe emergjenca, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas lokalizimit të zjarrit, brenda shtëpisë është gjetur pa shenja jete një grua e moshës rreth 85 vjeçe, shtetase e Kosovës, pjesë e komunitetit serb. Ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.Tutje thuhet se “nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimës ka ardhur si pasojë e zjarrit të shkaktuar në mënyrë aksidentale nga stufa me të cilën ajo ngrohej”.
Tutje thuhet se “nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimës ka ardhur si pasojë e zjarrit të shkaktuar në mënyrë aksidentale nga stufa me të cilën ajo ngrohej”.