Digjet rafineria ruse e naftës pas sulmit më të madh ukrainas

Një rafineri e naftës në qytetin Riazan në Rusi është përfshirë plotësisht nga zjarri, pasi Kievi e kreu një sulm të madh me dronë të premten. Ky sulm – më i madhi i Ukrainës që nga fillimi i këtij viti – u krye ndaj më shumë se dhjetëra rajoneve të Rusisë, përfshirë Moskën. Dëshmitarët dhe [...]Read More...

Digjet rafineria ruse e naftës pas sulmit më të madh ukrainas

Një rafineri e naftës në qytetin Riazan në Rusi është përfshirë plotësisht nga zjarri, pasi Kievi e kreu një sulm të madh me dronë të premten.

Ky sulm – më i madhi i Ukrainës që nga fillimi i këtij viti – u krye ndaj më shumë se dhjetëra rajoneve të Rusisë, përfshirë Moskën.

Dëshmitarët dhe videot e verifikuara shfaqin një zjarr shumë të madh në rafinerinë e naftës së Rosneftit në Kazan.

Një video, e postuar në Telegram, shfaq zjarrin e madh dhe njerëzit duke bërtitur dhe duke ikur nga një zonë industriale e përfshirë nga flakët.

Poor work of Russian air defense in Ryazan…

— MAKS 24 (@Maks_NAFO_FELLA) January 23, 2025