Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit. Lufta e saj e parë ishte ndaj francezes Alyssia Poulange që ishte e vlefshme për kategorinë deri në 52 kilogramë. Këtë duel, Distria e fitoi pasi xhudistja franceze mori tri dënime dhe kështu fitorja me Ippon i takoi Krasniqit, transmeton albinfo.ch. […] The post Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit appeared first on Albinfo.

Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit. Lufta e saj e parë ishte ndaj francezes Alyssia Poulange që ishte e vlefshme për kategorinë deri në 52 kilogramë.

Këtë duel, Distria e fitoi pasi xhudistja franceze mori tri dënime dhe kështu fitorja me Ippon i takoi Krasniqit, transmeton albinfo.ch.

Ajo vazhdoi me hapa të sigurt për ta siguruar medaljen e saj të artë të katërt në karrierë teksa në çerekfinale arriti ta mposht xhudisten spanjolle Ayumi Leiva Sanchez.

Distria Krasniqi pësoi humbje në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit, duke u mposhtur nga japonezja Kisumi Omori, e cila e mposhti xhudisten tonë me ‘Ippon’ dhe në duelin me Khorloodoi Bishrelt, Distria ishte fantastike, duke ia fituar Kosovës medaljen e bronztë.

The post Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit appeared first on Albinfo.