Djali i Muamar Gadafit lirohet nga qelia pas dhjetë vitesh paraburgimi pa gjyq
Një gjyqtar në Libi urdhëroi sot lirimin e djalit të Muamar Gadafit, Hanibalit, me kusht prej 11 milionë dollarësh dhe një ndalim udhëtimi, pas gati një dekade në paraburgim për zhdukjen e klerikut libanez Moussa Sadr. Libi hanibal gadafi lirohet Sipas burimeve gjyqësore të cituara nga mediat libaneze, gjyqtari, pasi e mori në pyetje Gadafin, […]

Një gjyqtar në Libi urdhëroi sot lirimin e djalit të Muamar Gadafit, Hanibalit, me kusht prej 11 milionë dollarësh dhe një ndalim udhëtimi, pas gati një dekade në paraburgim për zhdukjen e klerikut libanez Moussa Sadr.

Libi hanibal gadafi lirohet
Sipas burimeve gjyqësore të cituara nga mediat libaneze, gjyqtari, pasi e mori në pyetje Gadafin, vendosi ta lirojë atë “me kusht prej 11 milionë dollarësh dhe një ndalim udhëtimi”.
Hannibal Gaddafi u arrestua në vitin 2015 me akuzën e fshehjes së informacionit në lidhje me zhdukjen e klerikut shiit Musa Sadr pothuajse katër dekada më parë, kur ai ishte fëmijë. Avokati i tij, Laurent Bayon, i tha AFP-së se “lirimi me kusht është plotësisht i papranueshëm në një rast të ndalimit arbitrar”.
“Ne do të apelojmë kundër lirimit me kusht”, tha ai.
Ai theksoi se klienti i tij “është nën sanksione ndërkombëtare” dhe nuk mund të përballojë të paguajë një shumë kaq të madhe, duke shtuar:
“Ku prisni që ai të gjejë 11 milionë dollarë?”
Musa Sadr, themeluesi i lëvizjes shiite Amal – tani një aleat i Hezbollahut – u zhduk në vitin 1978 gjatë një vizite zyrtare në Libi, së bashku me një ndihmës dhe një gazetar. Bejruti ia kishte atribuar zhdukjen e tij regjimit të Muammar Gaddafit – i cili u rrëzua dhe u vra në kryengritjen e vitit 2011 – një fakt që atëherë ka tensionuar marrëdhëniet midis Libisë dhe Libanit. Hannibal Gaddafi ishte vetëm dy vjeç në atë kohë!
Hanibali Gadafi, i martuar me një modele libaneze, iku në Siri pas rënies së babait të tij. Në dhjetor 2015, ai u rrëmbye nga burra të armatosur dhe u dërgua në Liban, ku përfundimisht u arrestua nga autoritetet.
Gushtin e kaluar, Human Rights Watch i bëri thirrje Libanit ta lironte menjëherë, duke pretenduar se ai po mbahej “pa prova” për fshehjen e dyshuar të informacionit në lidhje me zhdukjen e Sadrit. Kohët e fundit, avokati i tij shprehu shqetësim për shëndetin e klientit të tij, duke thënë se Gadafi vuan nga depresion i rëndë dhe ishte shtruar në spital për dhimbje të forta barku.
Kryetari i Parlamentit libanez, Nabih Berri – pasardhësi i Sadrit në udhëheqjen e lëvizjes Amal – ka akuzuar autoritetet e reja libiane se nuk kanë bashkëpunuar me Bejrutin në rastin e zhdukjes së Sadrit, një akuzë që Tripoli e mohon.