Duka mbledh Asamblenë: Të bëhemi gati për zgjedhjet! PS ka përballë një opozitë që nuk është për t’u krenuar

Welcome to Kosova Today

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka mblodhi këtë të shtunë Asamblenë Zgjedhore të partisë së tij. Gjatë fjalës së tij, ai foli edhe për situatën në të cilët ndodhet opozita, që sipas tij përballë PS është në një situatë delikate dhe aspak për tu krenuar. Agron Duka, Kreu i PAA: Përballë kësaj maxhorance që kërkon […]

Duka mbledh Asamblenë: Të bëhemi gati për zgjedhjet! PS ka përballë një opozitë që nuk është për t’u krenuar

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka mblodhi këtë të shtunë Asamblenë Zgjedhore të partisë së tij.

Gjatë fjalës së tij, ai foli edhe për situatën në të cilët ndodhet opozita, që sipas tij përballë PS është në një situatë delikate dhe aspak për tu krenuar.

Agron Duka, Kreu i PAA: Përballë kësaj maxhorance që kërkon mandatin e katërt qëndron një opozitë që nuk lë vend shumë për tu krenuarDuhet të jemi të sinqertë dhe të drejtë për të parë atë që jemi në të vërtetë. Opozita humbi rreth tre vite duke luftuar mes vetes duke u përçarë e ndarë në disa grupe ku rivaliteti dhe agresiviteti politik brenda Partisë Demokratike ia kaloj atij me maxhorancën qeverisëse.

Duke parë që politika është në ngërç, Duka propozon që të bashkohen forcat për tu bërë gati për zgjedhjet e ardhshme.

Agron Duka, Kreu i PAA: Qëndrimi politik i Partisë Agrare Ambientaliste në raport me politikën në përgjithësi duke parë që politika është në njëfarë ngërçi dhe pozicionohemi natyrisht në opozitë, por me kodin e ri zgjedhor do të shihet se si do të shkohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjithsesi mbetemi një parti opozitare, kritikë ndaj fenomeneve negative qeverisëse, por japim edhe alternativat tona.

Sisteme Online Programime
Programing Online