Dy asambliste të LDK-së në Vushtrri distancohen nga koalicioni me VV-në

Dy asambleistet e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, Gentiana Rama dhe Leonora Gërguri, kanë reaguar pas raportimeve për arritjen e një koalicioni mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë. Në një deklaratë të përbashkët, ato kanë theksuar se distancohen plotësisht nga çdo marrëveshje e bërë pa miratimin dhe koordinimin e organeve qendrore të

Dy asambliste të LDK-së në Vushtrri distancohen nga koalicioni me VV-në
Dy asambliste të LDK-së në Vushtrri distancohen nga koalicioni me VV-në

Dy asambliste të LDK-së në Vushtrri distancohen nga koalicioni me VV-në

Dy asambleistet e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, Gentiana Rama dhe Leonora Gërguri, kanë reaguar pas raportimeve për arritjen e një koalicioni mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë.

Në një deklaratë të përbashkët, ato kanë theksuar se distancohen plotësisht nga çdo marrëveshje e bërë pa miratimin dhe koordinimin e organeve qendrore të partisë.

Në takimin e mbajtur të dielën, kishin kërkuar qartësisht të dijnë nëse marrëveshja në fjalë është realizuar në bashkërendim me qendrën e partisë dhe me statutin e LDK-së.

E sipas tyre, Xhafer Tahiri ka thënë se ka pasur dakordim me qendrën.

Sipas tyre, fotografia e shpërndarë në media, ku asambleistët shihen me duar të bashkuara, është keqpërdorur, pasi është realizuar pas një pohimi të rremë se ekzistonte koordinim me qendrën e LDK-së.

“Çdo marrëveshje apo veprim i ndërmarrë jashtë kornizës institucionale të LDK-së, pa miratimin dhe koordinimin e plotë të partisë, është i papranueshëm dhe i dëmshëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për interesat tona politike,” thuhet në reagimin e nënshkruar nga Leonora Gërguri dhe Gentiana Rama, asambleiste në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.