Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar për ekstradimin e dy të akuzuarve për mashtrim të qytetarëve amerikanë, përcjell albinfo.ch. Në njoftimin e ambasadës thuhet se falë koordinimit me autoritetet në Kosovë, dy të pandehurit janë ekstraduar në SHBA për t’u përballur me drejtësinë për akuzat. “E vlerësojmë shumë vazhdimin e […] The post Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve appeared first on Albinfo.

Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar për ekstradimin e dy të akuzuarve për mashtrim të qytetarëve amerikanë, përcjell albinfo.ch.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se falë koordinimit me autoritetet në Kosovë, dy të pandehurit janë ekstraduar në SHBA për t’u përballur me drejtësinë për akuzat.

“E vlerësojmë shumë vazhdimin e bashkëpunimit të autoriteteve kosovare në mbështetje të qeverisë amerikane për këtë rast, i cili forcon përpjekjet tona të përbashkëta për të ruajtur sigurinë e Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, thuhet tutje në njoftim.

Më 12 dhjetor të vitit të kaluar Departamenti amerikan i Drejtësisë ka njoftuar për ndalimin e një faqeje interneti dhe tregu të jashtëligjshëm dhe arrestimin e dy administratorëve të kësaj faqeje, Rydox, të cilët janë shtetas kosovarë me inicialet A.K. dhe J.K.

Lidhur me rastin është arrestuar edhe një shtetas tjetër kosovar me inicialet Sh.S., i cili pritet të akuzohet dhe të ndiqet penalisht në Shqipëri.

Ata akuzohen që për më shumë se tetë vjet kanë kryer këtë vepër penale. 

The post Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve appeared first on Albinfo.