E hoqi nga Instagrami, Selena Gomez tregon nëse ka mosmarrëveshje me Dua Lipën
Selena Gomez ka folur për thashetheme se ajo ka mosmarrëveshje me Dua Lipën pasi e bëri ‘unfollow’ në Instagram. 31-vjeçarja – seriali Hulu i së cilës Only Murders In The Building u rinovua për një sezon të katërt – kishte shumë fansa që pyesnin veten se çfarë ndodhi kur vunë re se ajo kishte hequr […]

Selena Gomez ka folur për thashetheme se ajo ka mosmarrëveshje me Dua Lipën pasi e bëri ‘unfollow’ në Instagram.
31-vjeçarja – seriali Hulu i së cilës Only Murders In The Building u rinovua për një sezon të katërt – kishte shumë fansa që pyesnin veten se çfarë ndodhi kur vunë re se ajo kishte hequr ndjekjen e artistes 28-vjeçare në Instagram në qershor.
Selena vendosi që më në fund të fliste për këtë pasi ajo u shfaq në kopertinën e edicionit të fundit të “Fast Company”.
Ish-ylli i Disney shpjegoi: “Ishte një aksident”, shkruan DailyMail.
“Sapo pastroja disa nga Instagrami im. Pastaj dikush më thirri dhe më tha: ‘Çfarë ndodhi me Dua-?”, tha Selena.
Menjëherë pas kësaj, Selena e mbështeti publikisht Duan si për të treguar se nuk kishte asnjë mosmarrëveshje mes tyre.
Ajo postoi një foto mahnitëse me një fustan me model fluturash “Versace” me mbishkrimin: “Një moment i vogël Versace/Dua”.
Javë më parë Selena la pas krahëve një tjetër grindje teksa mbështeti me kënaqësi këngën e ardhshme të Miley Cyrus , “Used To Be Young”, pasi njoftoi se do të lëshojë gjithashtu muzikë të re në të njëjtën ditë.
Themeluesja e “Rare Beauty” ndau një klip nga një episod i Hannah Montana ku ajo portretizoi rivalen e Cyrus, Mikayla Skeech, në serinë e suksesshme të kanalit Disney.
Ajo gjithashtu shtoi tekst poshtë videos dhe u shkroi 427 milionë fansave dhe ndjekësve të saj: “Miley Cyrus dhe unë të dy kemi një single së shpejti dhe do të publikojmë në të njëjtën ditë”.