E rëndë: Ky është burri që mbeti i theru*r në Mitrovicë
Një përleshje mes disa personave ka përfunduar me therje me thikë mbrëmjen e sotme në Mitrovicë, duke lënë një person të lënduar dhe një tjetër në arrati, shkruan Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 20:20 në rrugën “Evlia Qelebia”, ku një person është gjetur i shtrirë

Një përleshje mes disa personave ka përfunduar me therje me thikë mbrëmjen e sotme në Mitrovicë, duke lënë një person të lënduar dhe një tjetër në arrati, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 20:20 në rrugën “Evlia Qelebia”, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë, i plagosur me mjet të mprehtë.
Gazeta Sinjali merr vesh se i plagosur ka mbetur Jeton Saliu, 66 vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Mitrovicës, e cila ka njoftuar se njësitë e hetimeve, po punojnë për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të lokalizuar të dyshuarin.