E RËNDË/ Ndërron jetë kuzhinieri te “Komuna e Parisit”, u godit me thikë nga picieri (EMRAT)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në “Komunën e Parisit” në kryeqytet, ku dy punonjës të lokalit “City Lounge” janë konfliktuar me njëri tjetrin. Picieri Filip Shehu ka goditur me thikë kuzhinierin indrit Ismaillari, teksa fatkeqësisht ky i fundit ka humbur jetën pas plagëve të marra, edhe pse u dërgua me urgjencë në spital. Ngjarja […] The post E RËNDË/ Ndërron jetë kuzhinieri te “Komuna e Parisit”, u godit me thikë nga picieri (EMRAT) appeared first on Ditar.al.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në “Komunën e Parisit” në kryeqytet, ku dy punonjës të lokalit “City Lounge” janë konfliktuar me njëri tjetrin.
Picieri Filip Shehu ka goditur me thikë kuzhinierin indrit Ismaillari, teksa fatkeqësisht ky i fundit ka humbur jetën pas plagëve të marra, edhe pse u dërgua me urgjencë në spital.
Ngjarja ka ndodhur në sy të klientëve të shumtë që ishin ulur në lokal, të cilët kanë parë të gjithë skenën e rëndë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin, teksa nuk dihet ende arsyeja e konfliktit mes të dyve.
“Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.
Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes”, njofton policia.
The post E RËNDË/ Ndërron jetë kuzhinieri te “Komuna e Parisit”, u godit me thikë nga picieri (EMRAT) appeared first on Ditar.al.
