E rëndë në Itali/ 22 vjeçari vret nënën me thikë dhe i vë flakën shtëpisë
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vernio të Italisë, ku një 22 vjeçar dyshohet se ka vrarë të ëmën 60 vjeçare me thikë dhe më pas i ka vënë flakën shtëpisë. Sipas mediave vendase, trupi i gruas është gjetur në shtëpi, e goditur me thikë ndërsa 22 vjeçari është arrestuar. Flakët janë shuar në [...]Read More...

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vernio të Italisë, ku një 22 vjeçar dyshohet se ka vrarë të ëmën 60 vjeçare me thikë dhe më pas i ka vënë flakën shtëpisë.
Sipas mediave vendase, trupi i gruas është gjetur në shtëpi, e goditur me thikë ndërsa 22 vjeçari është arrestuar.
Flakët janë shuar në pak minuta pasi ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e shpejtë.
Kur kanë mbërritur shërbimet e urgjencës dhe policia, i riu, i cili mësohet se ndiqej nga shërbimet sociale, ishte ende pranë shtëpisë, në gjendje konfuzioni.
Ekipi mjeko-ligjor po kryen gjithashtu hetimet për të sqaruar nëse zjarri i cili ka rënë disa orë pas krimit të pretenduar është shkaktuar nga 22 vjeçari./abcnews.al