Edhe shqiptarët në Austri kremtuan Pashkët

Me qindra besimtarë katolikë shqiptarë të cilët jetojnë në Austri ishin mbledhur të dielën në Kishën Katolike Shqiptare në Vjenë, për të kremtuar festën e Pashkëve. Besimtarët katolikë kremtuan dje ditën e  Pashkëve, që është momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera. Pashkët shënojnë ringjalljen e […] The post Edhe shqiptarët në Austri kremtuan Pashkët appeared first on Albinfo.

Edhe shqiptarët në Austri kremtuan Pashkët

Me qindra besimtarë katolikë shqiptarë të cilët jetojnë në Austri ishin mbledhur të dielën në Kishën Katolike Shqiptare në Vjenë, për të kremtuar festën e Pashkëve.

Besimtarët katolikë kremtuan dje ditën e  Pashkëve, që është momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera. Pashkët shënojnë ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, ringjallje që simbolizon besimin te Zoti, shpresën për të gjithë bësimtarët.

Me qindra besimtarë katolikë shqiptarë të cilët jetojnë në Austri ishin mbledhur në Kishën Katolike Shqiptare në Vjenë, ku është mbajtur mesha e shenjtë e Pashkëve, e udhëhequr nga misionari Don Nikson Shabani, i cili gjatë predikimit të tij përcolli mesazhe dhe lutje për paqe, dashuri dhe lumturi në mes njerëzëve në botë.

Festa e Pashkëve ka vazhduar edhe gjatë ditës se sotme, ku pas meshës që është mbajtur edhe sot, është organizuar një manifestim festiv me këngëtar të njohur të estrades sonë, transmeton albinfo.at.

Festa e Pashkëve simbolizon ringjalljen e Krishtit, pas kryqëzimit të tij dhe është festa më e shenjtë për besimtarët e krishterë.

The post Edhe shqiptarët në Austri kremtuan Pashkët appeared first on Albinfo.