Ekonomisti Muhaxheri: Paralajmërimi për bojkot të marketeve, sinjal për Qeverinë

Ekonomisti Arton Muhaxheri ka kritikuar mungesën e mekanizmave efikas për mbrojtjen e konsumatorëve në Kosovë, duke e quajtur abuzimin me çmimet rezultat të pasivitetit të qeverisë. Muhaxheri thotë se pushteti i ka lënë qytetarët në mëshirë të tregut. “Abuzimi me çmimet në Kosovë është rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës së mekanizmave efikase të kontrollit dhe

Ekonomisti Muhaxheri: Paralajmërimi për bojkot të marketeve, sinjal për Qeverinë


Ekonomisti Arton Muhaxheri ka kritikuar mungesën e mekanizmave efikas për mbrojtjen e konsumatorëve në Kosovë, duke e quajtur abuzimin me çmimet rezultat të pasivitetit të qeverisë.

Muhaxheri thotë se pushteti i ka lënë qytetarët në mëshirë të tregut.

“Abuzimi me çmimet në Kosovë është rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës së mekanizmave efikase të kontrollit dhe mbrojtjes së konsumatorit. Në vend që të ketë politika të qarta për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe çmime të përballueshme, Qeveria po qëndron pasive, duke i lënë qytetarët në mëshirë të tregut”, deklaroi ai.

Ai tha se qytetarët po detyrohen të ndërmarrin hapa ekstreme, si bojkotimi i marketeve, për të ushtruar presion mbi bizneset që po abuzojnë me çmimet.

“Paralajmërimi për bojkotin e marketeve të mëdha edhe në Kosovë është një sinjal i qartë i pakënaqësisë dhe dëshmon se qytetarët janë të detyruar të ndërmarrin iniciativa të tilla për të ushtruar presion mbi bizneset”, shprehet Muhaxhiri.

Ai bëri thirrje për një qasje më serioze ndaj mbrojtjes së konsumatorëve dhe rregullimit të tregut, në mënyrë që të krijohet një ekonomi e drejtë për të gjithë.

“Kur qeveria luan rolin e spektatorit , tregu deformohet dhe krijohet një situatë ku vetëm konsumatori pëson. Kosova ka nevojë për një qasje më serioze ndaj mbrojtjes së konsumatorit dhe rregullimit të tregut, në mënyrë që të shmangen abuzimet dhe të krijohet një ekonomi e drejtë për të gjithë”, tha ai për “Front Online”.