Eksperti amerikan: Trumpi mund t’i japë peshë më të madhe Serbisë, por s’do ta braktisë Kosovën

Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben-Meir, ka folur për rolin e Shteteve të Bashkuara në dialogun Kosovë – Serbi, qasjen e mundshme të administratës së Trumpit ndaj Kosovës dhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në NATO, përcjell albinfo.ch. Ben-Meir, sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shprehet se Trumpi do të jetë i […] The post Eksperti amerikan: Trumpi mund t’i japë peshë më të madhe Serbisë, por s’do ta braktisë Kosovën appeared first on Albinfo.

Eksperti amerikan: Trumpi mund t’i japë peshë më të madhe Serbisë, por s’do ta braktisë Kosovën

Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben-Meir, ka folur për rolin e Shteteve të Bashkuara në dialogun Kosovë – Serbi, qasjen e mundshme të administratës së Trumpit ndaj Kosovës dhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në NATO, përcjell albinfo.ch.

Ben-Meir, sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shprehet se Trumpi do të jetë i fokusuar më shumë në çështjet ekonomike, por nuk e përjashton mundësinë që të ndërhyjë nëse kryeministri i ri i Kosovës nuk tregon fleksibilitet në dialog.

“Nuk besoj se Trumpi do të përshihet drejtpërdrejt në dialogun Kosovë – Serbi. Më shumë gjasa, ai do ta delegojë këtë çështje tek i dërguari i tij, sapo ta caktojë dhe do të përfshihet vetëm nëse bisedimet ngecin”.

Nga ana tjetër sa u përket shqetësimeve se ekziston rreziku që një administratë e tillë të favorizojë Serbinë në kurriz të Kosovës për shkak të faktorëve gjeopolitikë, eksperti amerikan tha se Trumpi mund të favorizojë Serbinë për disa arsye, por nuk do ta braktisë Kosovën.

“Kosova është një vend i vogël, pa ndonjë interes të madh strategjik për të. Ai mund të favorizojë Serbinë për disa arsye, por nuk do ta braktisë Kosovën, pasi nuk dëshiron të humbasë ndikimin e tij mbi Prishtinë dhe, rrjedhimisht, mbi Ballkanin”, tha Ben-Meir për Zeri.info.

The post Eksperti amerikan: Trumpi mund t’i japë peshë më të madhe Serbisë, por s’do ta braktisë Kosovën appeared first on Albinfo.