El Salvadori pranon t’i kthejë kriminelët e rrezikshëm, përfshirë ata me nënshtetësi amerikane
El Salvadori është ofruar t’i pranojë kriminelët e rrezikshëm që po mbahen në burgjet amerikane, duke i përfshirë ata me shtetësi amerikane, njoftoi sekretati i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio. Pas takimit me presidentin Nayib Bukele në një vizitë në Amerikën Qendrore, Rubio është shprehur se SHBA-ja i është thellësisht mirënjohëse, duke shtuar se asnjë [...]Read More...

El Salvadori është ofruar t’i pranojë kriminelët e rrezikshëm që po mbahen në burgjet amerikane, duke i përfshirë ata me shtetësi amerikane, njoftoi sekretati i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.
Pas takimit me presidentin Nayib Bukele në një vizitë në Amerikën Qendrore, Rubio është shprehur se SHBA-ja i është thellësisht mirënjohëse, duke shtuar se asnjë vend s’ka bërë kurrë një ofertë kaq miqësore.
El Salvadori gjithashtu do të pranojë për deportim të emigrantëve të secilës kombësie që janë kriminelë dhe në SHBA në mënyrë të paligjshme, ka raportuar BBC-ja.
Rubio e ka lavdëruar Bukelen për politikat e tij mbi dhunën e bandave, të cilat kanë ulur në mënyrë dramatike normat e krimit në El Salvador – dikur kryeqytet i vrasjeve në botë, por janë kritikat nga grupet e të drejtave të njeriut.
“Ai është ofruar të strehojë në burgjet e tij kriminelë të rrezikshëm amerikanë në paraburgim në vendin tonë, duke përfshirë ata me nënshtetësi amerikane dhe rezistencë të ligjshme”, ka deklaruar Rubio.
Që nga kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump është fokusuar në përshpjetimin e largimit të emigrantëve të paligjshëm, me premtimin për deportime masive.