Emigrantët/ Meloni: Të vendosur për të çuar përpara marrëveshjen me Shqipërinë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni shprehur edhe njëherë vendosshmërinë për të çuar përpara marrëveshjen për emigrantët me Shqipërinë. Gjatë fjalës së saj në Konferencën e Prefektëve dhe Drejtuesve të Policisë mbi temën e emigrantëve, Meloni u shpreh se “jemi të vendosur të gjejmë zgjidhje për çdo pengesë që shfaqet”. Më pas, kryeministja italiane tha se vendimet [...]Read More...

Emigrantët/ Meloni: Të vendosur për të çuar përpara marrëveshjen me Shqipërinë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni shprehur edhe njëherë vendosshmërinë për të çuar përpara marrëveshjen për emigrantët me Shqipërinë.

Gjatë fjalës së saj në Konferencën e Prefektëve dhe Drejtuesve të Policisë mbi temën e emigrantëve, Meloni u shpreh se “jemi të vendosur të gjejmë zgjidhje për çdo pengesë që shfaqet”.

Më pas, kryeministja italiane tha se vendimet e marra deri më sot për këtë çështje nga gjyqtarët bazohen në motive “të brishta” dhe shpërfillin “ajo që është vendosur me ligj nga Parlamenti italian”.

“Për të luftuar imigracionin e parregullt duhen zgjidhje pragmatike, jo ideologjike”, shtoi Meloni.

Pothuajse një vit e gjysmë pas nënshkrimit të protokollit me qeverinë shqiptare, dhjetëra emigrantë janë dërguar në qendra dhe pas disa ditësh janë kthyer në Itali.

Megjithatë, një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë javën e ardhshme pritet të hedhë dritë mbi këtë çështje dhe të zgjidhë ngërçin.

Meloni u shpreh gjithashtu se shpreson që Gjykata “do të shmangë rrezikun e kompromentimit të politikave të riatdhesimit jo vetëm të Italisë, por të të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”./abcnews.al