Kjo është ambasadorja e re e Zvicrës në Kosovë

Kjo është ambasadorja e re e Zvicrës në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar letrat kredenciale të Ambasadores së re të Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, shkruan albinfo.ch.

Haxhiu i uroi ambasadores mirëseardhje në Kosovë dhe sukses në misionin e saj diplomatik, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

Ajo vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës në fusha të ndryshme, përfshirë bashkëpunimin politik, ekonomik, zhvillimor dhe të sigurisë.

Në këtë marrëdhënie, Haxhiu veçoi edhe mërgatën kosovare në Zvicër, duke nënvizuar kontributin e saj në jetën ekonomike, shoqërore dhe kulturore të të dyja vendeve.

Ambasadorja Cattin Hennin u sigurua për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës në avancimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane./Albinfo.ch

The post Kjo është ambasadorja e re e Zvicrës në Kosovë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.