SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro

SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro

 

Shoqëria Kulturore Artistike Shqiptare “Xheladin Zeqiri” nga Tetova ka prezantuar folklorin shqiptar në një mbrëmje artistike të mbajtur në Lapta të Qipros.

Sipas njoftimit të shoqërisë, anëtarët e ansamblit janë paraqitur para publikut me valle dhe veshje tradicionale shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Paraqitja në Lapta është pjesë e aktiviteteve kulturore që po zhvillohen këto ditë në rajonin Lapta/Girne, ku marrin pjesë

grupe folklorike nga vende të ndryshme.

Përmes këtyre paraqitjeve, shoqëria nga Tetova vazhdon të promovojë kulturën, vallet dhe trashëgiminë shqiptare në skena ndërkombëtare.

“Xheladin Zeqiri” është një nga shoqëritë kulturore artistike me traditë të gjatë në Tetovë dhe ndër vite ka marrë pjesë në festivale e aktivitete të shumta jashtë vendit.

 

The post SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.