Kush është më i votuar në sondazhin për president të Kosovës? (FOTO)

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka dalë i pari në konsultimin qytetar për Presidentin e Republikës së Kosovës, të organizuar nga Instituti Strategjik për Drejtësi, Mbrojtje të të Drejtave të Njeriut, Analizë të Politikave Publike dhe Anti-Korrupsion (ISDMAK).
Sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga ISDMAK, konsultimi është përmbyllur më 1 shtator 2026, ndërsa qytetarët kanë pasur mundësi të votojnë për një nga 18 emrat e propozuar për postin e Presidentit.
Në krye të listës është Armend Mehaj me 11 mijë e 534 vota, apo 27.0% të votave.
Në vendin e dytë është Vjosa Osmani, e cila ka marrë 7 mijë e 905 vota, apo 18.5%, ndërsa i treti është Glauk Konjufca me 7 mijë e 312 vota, apo 17.1%.
Pas tyre renditet Bedri Hamza me 5 mijë e 809 vota (13.6%), ndërsa Ramush Haradinaj ka marrë 3 mijë e 668 vota (8.6%).
Në pjesën tjetër të listës janë Lumir Abdixhiku me 1,044 vota (2.4%), Memli Krasniqi me 767 (1.8%), Albulena Haxhiu me 525 (1.2%) dhe Atifete Jahjaga me 493 vota (1.2%).
Më poshtë në renditje janë Saranda Bogujevci me 450 vota (1.1%), Veton Surroi me 436 (1.0%), Arben Vitia me 430 (1.0%), Muhamet Mustafa me 422 (1.0%), Fatonime Mulhaxha-Kollçaku me 417 (1.0%), Lutfi Peci me 392 (0.9%), Ferdije Bunjaku me 385 (0.9%), Enver Hasani me 380 (0.9%) dhe Hatixhe Hoxha me 367 vota (0.9%).
ISDMAK ka theksuar se kjo nismë nuk synon të zëvendësojë procedurat kushtetuese apo kompetencat e Kuvendit, por të përcjellë vullnetin qytetar si orientim publik në rrethanat e bllokadës politike në vend.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



