Faljet për sulmin në Capitol/ Trump mbron vendimin: Absolutisht të pafajshëm
Donald Trump tha një intervistë për median amerikane Fox News, gjatë së cilës u ndal te disa nga vendimet e tij më të diskutuara që prej marrjes së detyrës si president i Shteteve të Bashkuara. Ai mbrojti vendimin për të falur protestuesit e 6 janarit të trazirave në Kapitol. Sipas Trump, ata shkaktuan vetëm incidente [...]Read More...

Donald Trump tha një intervistë për median amerikane Fox News, gjatë së cilës u ndal te disa nga vendimet e tij më të diskutuara që prej marrjes së detyrës si president i Shteteve të Bashkuara.
Ai mbrojti vendimin për të falur protestuesit e 6 janarit të trazirave në Kapitol. Sipas Trump, ata shkaktuan vetëm incidente të vogla.
“Shumica e njerëzve ishin absolutisht të pafajshëm. Por duke harruar të gjitha këto, këta njerëz janë dënuar, tmerrësisht, për një kohë të gjatë. Do të ishte shumë, shumë e rëndë të shihnit se për sa njerëz bëhet fjalë.”
Për politikat e tij të jashtme, Trump pati një qasje më të butë ndaj Kinës. Presidenti amerikan tha se ka një marrëdhënie miqësore me homologun e tij kinez Xi Jinping.
Ai u shpreh se do të donte mos të vendoste tarifa ndaj Kinës, por paralajmërimi mbetet ende në fuqi.
“Ata janë një vend shumë ambicioz, ai është një njeri ambicioz… Xi ishte si miku im, ne kishim një marrëdhënie shumë të mirë. Kina merr shumë nga paratë e saj nga Amerika dhe ata i përdorin ato para për të ndërtuar ushtrinë e tyre. Ne kemi një fuqi shumë të madhe mbi Kinën, dhe kjo janë tarifat. Dhe më mirë nuk do të më duhej t’i përdorja. Por është një fuqi e jashtëzakonshme mbi Kinën.”
Edhe për diktatorin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, Trump tha se ka marrëdhënie të mira dhe e quajti një njeri të zgjuar.
Presidenti theksoi sërish se lufta në Ukrainë duhet të marrë fund dhe u bëri thirrje palëve që të bëjnë kompromise. Për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ai tha se nuk është një engjëll, pasi sipas Trump edhe ai ka përgjegjësi për luftën.
Por pavarësisht thirrjeve të Trump, nga Rusia nuk pati sinjale për uljen e tensioneve.
Ish-ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu paralajmëroi se rreziku për një përplasje mes fuqive bërthamore po rritet./abcnews.al