Nëna Ferdonije i bashkohet protestës “Jo në emrin tim” në Gjakovë

Nëna Ferdonije i bashkohet protestës “Jo në emrin tim” në Gjakovë

Sonte në Gjakovë u mbajt protesta kundër aktgjykimit dënues ndaj drejtuesve të UÇK-së, e thirrur nga “Kuqezinjtë e Jakovës”.

Në protestë mori pjesë edhe Nëna Ferdonije Qerkezi, e cila gjatë luftës në Kosovë humbi bashkëshortin dhe katër djemtë e saj. Aty u shtrua edhe tavolina e pritjes.

Nëna Ferdonije shihet e ulur në tryezën e shtruar e karriget bosh, shkruan Reporteri.net.

Nënë Ferdonije Qerkezi mbeti e vetme në tryezë , e cila në luftë humbi bashkëshortin dhe 4 djemtë e saj, dy prej të cilëve janë gjetur, derisa bashkëshorti dhe dy djem të tjerë ende figurojnë të zhdukur.

Ndryshe, shtëpia e Nënë Ferdonijes është shndërruar në shtëpi Muze ku ruhen të gjitha reliktet e anëtarëve të familjes Qerkezi, që nga koha e luftës.

Në 27 mars 1999, lufta e Kosovës i mori nënës Ferdonije burrin dhe katër djemtë e saj.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.