Fondet e USAID për Ballkanin Perëndimor/ Grenell publikon përfitimet në secilin vend 4 vitet e fundit

Richard Grenell, i dërguari i Donald Trump për misione të posaçme, i ka cilësuar si alarmante shpenzimet që bën USAID në Ballkanin Perëndimor. Në një postim në platformën X ai shkruan se amerikanët e palodhur paguajnë taksa, ndërsa politikanët në Uashington i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur. Sipas tij, miliarda dollarë iu janë [...]Read More...

Fondet e USAID për Ballkanin Perëndimor/ Grenell publikon përfitimet në secilin vend 4 vitet e fundit

Richard Grenell, i dërguari i Donald Trump për misione të posaçme, i ka cilësuar si alarmante shpenzimet që bën USAID në Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në platformën X ai shkruan se amerikanët e palodhur paguajnë taksa, ndërsa politikanët në Uashington i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur.

Sipas tij, miliarda dollarë iu janë dhënë organizatave joqeveritare të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në ato vende.

Nga shifrat që Grenell ka publikuar duket se Shqipëria ka marrë 189 milionë dollarë nga agjencia amerikane.

Por ajo që bie në sy janë fondet e majme prej 537 milionë dollarësh që ka marrë Kosova në 4 vitet e fundit, që sipas Grenell janë përdorur në interes të politikave të caktuara, ndërkohë që marrëdhëniet e qeverisë Kurti me Shtetet e Bashkuara janë në pikën më të ulët.

Bosnje Hercegovina ka marrë 402 milionë dollarë, Maqedonia e Veriut 290 milionë dhe Serbia 209 milionë.

Mali i Zi merr nga agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar 77 milionë dollarë.

Donald Trump dhe administrata e tij kanë kërkuar mbylljen e USAID me akuzat se ka shpërdoruar taksat e amerikanëve.

Dyert e agjencisë u mbyllën për punonjësit ditën e hënë dhe rreth 60 zyrtarë të lartë u lanë në pushim pasi refuzuan të zbatonin urdhrin e Trump për ngrirjen e ndihmave të huaja për 90 ditë./abcnews.al