Kryetarët e komunave veriore fajësojnë Listën Serbe për dështimin e procesit të votimit

Welcome to Kosova Today

Javën e kaluar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, u organizua votimi për largimin ose jo të katër kryetarëve aktual. Pas mbylljes së vendvotimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konstatoi se procesi ka dështuar. Ky votim është dashur të jetë hapi i fundit drejt shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në komunat me shumicë serbe […]

Kryetarët e komunave veriore fajësojnë Listën Serbe për dështimin e procesit të votimit
kryetaret-e-komunave-veriore-fajesojne-listen-serbe-per-deshtimin-e-procesit-te-votimit

kryetaret-e-komunave-veriore-fajesojne-listen-serbe-per-deshtimin-e-procesit-te-votimit

Javën e kaluar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, u organizua votimi për largimin ose jo të katër kryetarëve aktual.

Pas mbylljes së vendvotimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konstatoi se procesi ka dështuar.

Ky votim është dashur të jetë hapi i fundit drejt shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në komunat me shumicë serbe në veri dhe shtensionimit të situatës atje.

Pas mbajtjes së këtyre votimeve, kishte reagime nga të gjitha palët, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Në Kosovë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani por edhe Kryeministri Albin Kurti, kërkuan nga Bashkimi Evropian heqjen e masave të vendosura ndaj Kosovës.

Jo vetëm në Kosovë e Serbi, për votimet e mbajtura në katër komunat veriore të Kosovës është diskutuar edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ishte Nicolas de Riviere Ambasadori i Francës në Kombet e Bashkuara, ai i cili kërkoj që në Veri të Kosovës të mbahen zgjedhje e ku do të duhej të marrin pjesë të gjitha komunitetet në atë pjesë, në mënyrë për të zgjedhur kryetarët e rinj.

Zeqiri: Listën Serbe e kanë votuar vetëm komisionerët e saj, kur e ndjeu humbjen – bëri tërheqje taktike

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri thotë për FrontOnline se për të do të ishte e preferueshme që të kishte marrëveshje politike. Për të një marrëveshje e tillë do të ishte e dinjitetshme.

”Unë marrëveshjen politike e kam preferuar gjithmonë, është më e dinjitetshme, kur të bëhen ato, kur ka vullnet politik, kur ka vullnet qytetarë’’.

Zeqiri thotë se mospjesëmarrja e Listës Serbe në këto votime, ishte tërheqje taktike pasi e ka pare rrezikun për humbje.

‘’Lista Serbe e ka parë se është e dështuar dhe unë e kam parë si taktikë të saj, sepse ajo është mësuar ashtu. Herë njëherë po dua, pastaj s’po dua’’

Ai thotë se Listën Serbe e kanë votuar vetëm komisionerët e saj, por jo edhe qytetarët.

‘’Listën Serbe e kanë votuar gjithmonë komisionerët e saj dhe jo qytetarët dhe tash kur e ka pa rrezikun për humbje e ka bërë një tërheqje taktike” përfundon Izmir Zeqiri për FrontOnline.

Peci: Bojkoti në veri lidhet direkt me Listën Serbe

Ilir Peci, kryetar i Zveçanit për FrontOnline deklaron se mbajtja e votimeve ishte një mundësi e dhënë për votuesit e asaj pjese.

‘’Sa i përket dorëheqjes gjithçka ka shkuar me dhënien e mundësisë së referendumit’’ thotë ai.

Peci thotë se bojkoti atje është i lidhur direkt me Listën Serbe.

Ndërsa çështja e bojkotit është e lidhur direkt me Listën Serbe, gjë që është parë në deklaratat e tyre’’ shprehet Peci për FrontOnline.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Republik Kosov Komisioni Qendror Zgjedhjeve Serbi Presidentja Vjosa Osmani Kryeministri Albin Kurti Bashkimi Evropian Sigurimit Kombeve Bashkuara Ishte Nicolas Riviere Ambasadori Franc Kombet Zeqiri Serbe Kryetari Zubin Potokut Izmir FrontOnline Lista Bojkoti

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Republik Kosov Komisioni Qendror Zgjedhjeve Serbi Presidentja Vjosa Osmani Kryeministri Albin Kurti Bashkimi Evropian Sigurimit Kombeve Bashkuara Ishte Nicolas Riviere Ambasadori Franc Kombet Zeqiri Serbe Kryetari Zubin Potokut Izmir FrontOnline Lista Bojkoti

Shqiperia ne Eurovision

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online