FOTO/ Imazhet satelitore para dhe pas tërmetit shkatërrues në Myanmar
Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Myanmarin të premten është rritur në 1644. Sipas vlerësimeve fillestare nga Qeveria e Unitetit Kombëtar (NUG) e opozitës së Myanmar, tërmeti me magnitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter dëmtoi të paktën 2900 ndërtesa, 30 rrugë dhe shtatë ura. “Për shkak të dëmeve të konsiderueshme, aeroportet në [...]Read More...

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Myanmarin të premten është rritur në 1644.
Sipas vlerësimeve fillestare nga Qeveria e Unitetit Kombëtar (NUG) e opozitës së Myanmar, tërmeti me magnitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter dëmtoi të paktën 2900 ndërtesa, 30 rrugë dhe shtatë ura.
“Për shkak të dëmeve të konsiderueshme, aeroportet në Naypyitaw dhe Mandalay janë mbyllur përkohësisht”, tha NUG, një grup i përbërë nga anëtarë të qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike që u rrëzua nga ushtria në 2021, duke nisur një luftë civile. Një kullë kontrolli në aeroportin në Naypyitaw, kryeqyteti i planifikuar i Myanmarit, është shembur, tha një burim për Reuters.Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së parashikon se numri i të vdekurve në Myanmar mund të kalojë 10,000, ndërsa dëmi ekonomik mund të jetë më i madh se GDP-ja vjetore e vendit.
Imazhet satelitore tregojnë shkallën e shkatërrimit në Myanmar./