Franca akuzon Rusinë për sulme kibernetike ndaj institucioneve të saj

Autoritetet franceze akuzuan zyrtarisht sot inteligjencën ushtarake ruse (GRU) për një seri sulmesh kibernetike të kryera gjatë dekadës së fundit, përfshirë ndaj fushatës presidenciale të Emmanuel Macron në vitin 2017 dhe një organizate të përfshirë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Sipas Ministrisë së Jashtme franceze, grupi i njohur si APT28 – i lidhur me GRU-në […] The post Franca akuzon Rusinë për sulme kibernetike ndaj institucioneve të saj appeared first on Albinfo.

Franca akuzon Rusinë për sulme kibernetike ndaj institucioneve të saj

Autoritetet franceze akuzuan zyrtarisht sot inteligjencën ushtarake ruse (GRU) për një seri sulmesh kibernetike të kryera gjatë dekadës së fundit, përfshirë ndaj fushatës presidenciale të Emmanuel Macron në vitin 2017 dhe një organizate të përfshirë në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Sipas Ministrisë së Jashtme franceze, grupi i njohur si APT28 – i lidhur me GRU-në – ka kryer që nga viti 2021 sulme ndaj dhjetëra institucioneve publike e private, përfshirë sektorët e mbrojtjes, financave, ekonomisë dhe medias. Në deklaratë thuhet se grupi shënjestron llogari personale përmes metodash të sofistikuara për të marrë qasje në sistemet kompjuterike.

Jean-Noël Barrot, ministër francez për transformimin digjital, deklaroi në platformën X se “APT28 ka ndërmarrë operacione të përsëritura për të ndikuar opinionin publik dhe për të cënuar interesat kombëtare franceze”.

Incidenti më i rëndë përmendet ai i vitit 2017, kur mijëra dokumente nga fushata e Macronit u publikuan vetëm një ditë para raundit të dytë të votimeve. Pavarësisht kësaj, Macron siguroi fitoren përballë Marine Le Pen.

Autoritetet franceze njoftuan se sulme të tilla mund të përsëriten në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027, ndërkohë që grupi rus Fancy Bear është raportuar se ka shënjestruar edhe vende të tjera anëtare të NATO-s, përfshirë Gjermaninë dhe Poloninë.

Franca dhe Polonia pritet të nënshkruajnë një traktat miqësie më 9 maj, në të njëjtën ditë me paradën ushtarake në Moskë që shënon fitoren ndaj nazizmit.

“Franca, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, do të përdorë të gjitha mjetet për të penguar dhe ndëshkuar veprimtaritë keqdashëse në hapësirën kibernetike”, thuhet në fund të deklaratës zyrtare.

 

The post Franca akuzon Rusinë për sulme kibernetike ndaj institucioneve të saj appeared first on Albinfo.