Franca kundërshton mbylljen e institucioneve paralale serbe

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë kundërshtuar të mërkurën vendimin e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në vend, duke thënë se ato ndikojnë në synimet e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik. E një reagim në lidhje me këtë çështje, së fundmi ka ardhur edhe nga Franca, ku thuhet […] The post Franca kundërshton mbylljen e institucioneve paralale serbe appeared first on Albinfo.

Franca kundërshton mbylljen e institucioneve paralale serbe

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë kundërshtuar të mërkurën vendimin e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në vend, duke thënë se ato ndikojnë në synimet e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik.

E një reagim në lidhje me këtë çështje, së fundmi ka ardhur edhe nga Franca, ku thuhet se një vendim i tillë ndikon negativisht në jetën e përditshme të popullatës serbe të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka lëshuar një komunikatë për media, me ç’rast kanë potencuar se Parisi zyrtar shpreh keqardhje për mbylljen e njëanshme të këtyre institucioneve.

“Franca shpreh keqardhjen për mbylljen e njëanshme nga qeveria e Kosovës më 15 janar të një numri të madh të strukturave administrative serbe në Kosovë, vendim i cili do të ndikojë negativisht në jetën e përditshme të popullatës serbe të Kosovës. Kjo rrezikon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut nën patronazhin e Bashkimit Evropian”, thuhet në reagim.

Në komunikatë thuhet se ky veprim i njëanshëm i Kosovës rrezikon perspektivat e heqjes së masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

“Ky veprim i njëanshëm rrezikon perspektivat e heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës. Franca bën thirrje për respektimin e angazhimeve të marra nga palët për të përparuar në zbatimin e marrëveshjes Bruksel-Ohër”, shkruhet në komunikatë.

#Kosovo | La France déplore la fermeture unilatérale par le gouvernement kosovar le 15 janvier un grand nombre de structures administratives serbes au Kosovo, décision qui affectera négativement la vie quotidienne de la population serbe du Kosovo.

 https://t.co/0n1oooEaNP 

— France Diplomatie (@francediplo)January 17, 2025

The post Franca kundërshton mbylljen e institucioneve paralale serbe appeared first on Albinfo.