Frika për tërheqje nga Aleanca/ Sekretari amerikan i Shtetit: Ne do të mbetemi në NATO

Ndryshe nga shqetësimet për tërheqje të mundshme të SHBA nga NATO, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio u shpreh se SHBA i mbetet besnik NATO-s. Fillimi i takimit dy ditor të ministrave të Jashtëm të NATO-s, u la në hije nga tarifat e importit të vendosura nga Uashingtoni për mallrat  dër të tjera edhe nga Evropa, të [...]Read More...

Frika për tërheqje nga Aleanca/ Sekretari amerikan i Shtetit: Ne do të mbetemi në NATO

Ndryshe nga shqetësimet për tërheqje të mundshme të SHBA nga NATO, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio u shpreh se SHBA i mbetet besnik NATO-s.

Fillimi i takimit dy ditor të ministrave të Jashtëm të NATO-s, u la në hije nga tarifat e importit të vendosura nga Uashingtoni për mallrat  dër të tjera edhe nga Evropa, të mërkurën. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Xavier Bettel foli për një “moment të së vërtetës” që do të tregonte, nëse SHBA do të donte të ende të kishte të bënte me Evropën. Në këtë kontekst edhe ministrja e Jashtme gjermane në detyrë, Annalena Baerbock (Të Gjelbrit) e bëri të qartë rëndësinë e sigurisë ekonomike për aftësinë mbrojtëse. Siguria ekonomike është “pjesë e sigurisë sonë të përgjithshme”, theksoi ajo në Bruksel.

Në muajt e fundit, Trump kishte vënë vazhdimisht në pikëpyetje klauzolën e mbrojtjes reciproke të NATO-s dhe kërkonte që partnerët e NATO-s të rrisnin buxhetet e tyre të mbrojtjes në pesë për qind të PBB-së së tyre përkatëse. Deklaratat nga Uashingtoni nxitën frikën në mesin e diplomatëve të NATO-s në Bruksel se SHBA-të mund të tërhiqet të paktën pjesërisht nga NATO.

Sipas Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, SHBA janë të përkushtuara ndaj NATO-s. Kjo nuk ka ndryshuar, tha Rubio në Bruksel para takimit dy ditor me krerët e departamenteve nga 32 vendet anëtare që filloi të enjten.

Presidenti amerikan Donald Trump e ka bërë të qartë se ai mbështet NATO-n. “Ne do të mbetemi në NATO,” tha Rubio në Bruksel të enjten. Sipas Rubios, Shtetet e Bashkuara janë edhe “më aktive se kurrë” në NATO. “Histeria dhe ekzagjerimi” që keni parë në mediat ndërkombëtare dhe në disa media amerikane për këtë çështje janë të pajustifikuara. “Por ne duam që NATO të jetë më e fortë.”

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se NATO duhet të forcojë aftësitë e saj për t’u përgatitur për kërcënimet ekzistuese. Për këtë qëllim, ai konsideron të përshtatshme shpenzime të mbrojtjes në pesë përqind të prodhimit të brendshëm bruto. Rubio pranoi se SHBA nuk e kanë arritur ende këtë objektiv.

E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është “që partnerët tanë (…) të kenë më shumë aftësi”, “Ne duam që NATO të jetë më e fortë. Ne duam që NATO të jetë më efikase. Dhe e vetmja mënyrë që NATO të jetë më e fortë dhe më efektive është që partnerët tanë (…) të kenë më shumë aftësi,” tha Rubio.