Gaz Bardhi flet për VIDEO: Lulzim Basha shkoi u lut në garazhin e oligarkut të “Malit të Tiranës”, e kam unë!

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e kësaj të enjteje, kur është shprehur se Lulzim Basha ka shkuar në garazhin e një oligarku në kryeqytet dhe është lutur, pasi ka bërë kallëzim në Prokurori për kullën që ai do ndërtojë. Report TV bën me dije se oligarku të cilit Lulzim […] The post Gaz Bardhi flet për VIDEO: Lulzim Basha shkoi u lut në garazhin e oligarkut të “Malit të Tiranës”, e kam unë! appeared first on Newsbomb Albania.

Gaz Bardhi flet për VIDEO: Lulzim Basha shkoi u lut në garazhin e oligarkut të “Malit të Tiranës”, e kam unë!

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e kësaj të enjteje, kur është shprehur se Lulzim Basha ka shkuar në garazhin e një oligarku në kryeqytet dhe është lutur, pasi ka bërë kallëzim në Prokurori për kullën që ai do ndërtojë.

Report TV bën me dije se oligarku të cilit Lulzim Basha i është lutur është ai që do të ndërtojë kullën e shumëpërfolur këtë verë, “Malin e Tiranës”.

“Ti po më thua mua, aleancën e kullave ia thashë edhe Bashës… Për Bashën e kam informacionin pasi ka bërë denoncimin dhe e ka çuar në prokurori ka shkuar dhe është lutur në garazhd. Kjo tregon sa i vërtetë është ai. Del ditën e bën akuza kurse natën i shkon në garazhd e thotë është lojë politike”, u shpreh Bardhi.

I ftuar në emisionin “Frontline”, deputeti demokrat paralajmëroi se e disponon videon kur kryetari i PD i shkon në garazhd oligarkut dhe i lutet.

“Kur i hyn betejave më mua dua të them se jam i lirë, nëse dikush shqyen gojën me baltë ndaj meje do të përballet. S’e kam betejë me të, unë shkova të bëj betejë me Ramën. Vjen Lulzim Basha dhe bën betejë me mua. Kam video kur Lulzim Basha hyn në garazhin e një oligarku”, vijoi Gazment Bardhi.

Kulla e “Tirana Multifunctional Center” që ka marrë emrin “Mali i Tiranës” (Maunt Tirana) e projektuar nga studioja daneze Cebra, do të ndërtohet nga kompania shqiptare “Nova Construction 2012”. Projekti kap vlerën e 100 milionë eurove dhe kompania në fjalë rezulton në pronësi të vëllezërve Ilir Shtufi (91%) dhe Kujtim Shtufi (9%).

The post Gaz Bardhi flet për VIDEO: Lulzim Basha shkoi u lut në garazhin e oligarkut të “Malit të Tiranës”, e kam unë! appeared first on Newsbomb Albania.