Zbardhet ngjarja/ Rreth 42 kg kokainë të sekuestruara në Prill në Rinas i përkasin Gëzim Çelës, “baroni i drogës” ende në kërkim
Pas megaoperacionit të djeshëm të koduar “Flakë në det”, ku u arrestua shefi i Komisariatit të Laçit, Dritan Metaj dhe u shpallën në kërkim Gëzim Çela, Arben Dalipaj dhe Roland Guza, policia ka zbardhur një tjetër ngjarje. Bëhet fjalë për 41.7 kg të sekuestruara në 1 Prill të këtij viti në Rinas, ku u arrestua […] The post Zbardhet ngjarja/ Rreth 42 kg kokainë të sekuestruara në Prill në Rinas i përkasin Gëzim Çelës, “baroni i drogës” ende në kërkim appeared first on Ditar.al.

Pas megaoperacionit të djeshëm të koduar “Flakë në det”, ku u arrestua shefi i Komisariatit të Laçit, Dritan Metaj dhe u shpallën në kërkim Gëzim Çela, Arben Dalipaj dhe Roland Guza, policia ka zbardhur një tjetër ngjarje.
Bëhet fjalë për 41.7 kg të sekuestruara në 1 Prill të këtij viti në Rinas, ku u arrestua në flagrancë Armando Popa, i cili po transportonte lëndën narkotike. Sipas hetimeve, rezulton se kokaina i përket Gëzim Çelës, “baronit të drogës” që është i shpallur në kërkim.
Armando Popa ka deklaruar se nuk kishte dijeni për kokainën në mjetin e tij, por SPAK e ka përfshirë në grupin kriminal të drejtuar nga Gëzim Çela dhe ka kërkuar masë tjetër sigurie “arrest me burg”.
Ditën e djeshme, gjatë megaoperacionit u sekuestruan 23 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, një shumë e madhe parash, në valuta të ndryshme, 25 celularë dhe sende të tjera. Policia arrestoi 4 shtetas shqiptar dhe 2 shtetasit ukrainas të cilët u kapen në mjetin e vogël lundrues, në afërsi të velierës, të cilës i kishin vënë zjarrin, mes të cilëve edhe shefi i Komisariatit të Laçit.
The post Zbardhet ngjarja/ Rreth 42 kg kokainë të sekuestruara në Prill në Rinas i përkasin Gëzim Çelës, “baroni i drogës” ende në kërkim appeared first on Ditar.al.