Gazmend Muhaxheri reagon pasi Hoti kërkoi ndërrimin e lidershipit partiak: Nuk ka kuptim të shkarkohet kryetari kur LDK ka rritje 70%
Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri është shprehur kundër shkarkimit të kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe kryesisë së LDK-së pas rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit. Muhaxheri tha se nuk ka kuptim që të shkarkohet dikush që e rriti partinë për 70%. “Është dashtë me punu ma shumë për me dalë rezultati më i mirë. Qysh
Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri është shprehur kundër shkarkimit të kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe kryesisë së LDK-së pas rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit.
Muhaxheri tha se nuk ka kuptim që të shkarkohet dikush që e rriti partinë për 70%.
“Është dashtë me punu ma shumë për me dalë rezultati më i mirë. Qysh kur rritët 70% me kërku me u shkarku. Kërkohet me u shkarku dikush kur e zvogëlon partinë jo kur e rritë nuk e di këso logjike ku e kanë pa”, tha ai.
Deklarata e tij erdhi pasi që ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka kërkuar një lidership të ri brenda LDK-së pasi që sipas tij rezultati i partisë së tij nuk është i kënaqshëm. Hoti për këtë situatë ka listuar një numër arsyesh pse LDK-së i duhet një lidership i ri./Rtv21