Gërvalla: Po e analizojmë projektligjin e PDK për Specialen, është cështje e ekspertizës së lartë, s’do të vonohemi as s’do të nxitohemi

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se në dikasterin që ajo që drejton ekspertët po e analizojnë Projektligjit e PDK’së dhe se do t’ia dërgojnë opinionin në Qeveri.
“Sot Kosova është shtet i pavarur. Sfidat me të cilat përballemi këto ditë kërkojnë bashkërendim të të gjithë neve për çështje që kanë të bëjnë me shtetin, Kushtetutshmërinë dhe historinë e të ardhmes tonë të përbashkët. Shumica e gjërave që lidhen me Dhomat e Specializuara janë çështje të ekspertizës së lartë. Nevojitet kujdes i madh që të mos bëjmë gabime. Në Ministrinë e Drejtësisë janë ekspertët që po e analizojnë edhe Projektligjin e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës. Kur ta kemi gati do t’ia dërgojmë Qeverisë opinionin tonë. Nuk do ta vonojmë, shpejt do ta dërgojmë. As nuk duam të nxitohemi e ta paguajmë me gabime të papranueshme. Më shumë se për fjalë, kemi nevojë për bashkërendim, analizë e ekspertizë me qëllim që në fund të fitojë drejtësia“.
Këto komente Gërvalla i bëri në një konferencë për media.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



