Tërmet i fortë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Himarës

Tërmet i fortë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Himarës

Lëkundje të forta tërmeti janë shënuar pak pas mesnate në jug të Shqipërisë.

Sipas të dhënave paraprake të IGJEUM dhe EMSC, tërmeti është regjistruar rreth orës 00:35.

Epiqendra ka qenë 6 kilometra nga Himara, me magnitudë 4.5 ballë i shkallës rihter në raportimet e para.

Thellësia është regjistruar 5 kilometra. Lëkundjet e forta janë ndjerë në disa qytete rreth Himarës.

Deri tani nuk raportohet për dëme. /tch/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.