Gërvalla shpreh ngushëllime për vdekjen e zyrtarit të MPJD-së

Welcome to Kosova Today

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka shprehur ngushëllime për vdekjen e zyrtarit të MPJD-së, Arben Rugova. Ajo tha se Rugova do të mbetet gjithmonë njeri i dashur, i respektuar dhe punëtor. “Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, gazetarit, diplomatit dhe zyrtarit të MPJD-së, z. Arben Rugova. […]

Gërvalla shpreh ngushëllime për vdekjen e zyrtarit të MPJD-së
gervalla-shpreh-ngushellime-per-vdekjen-e-zyrtarit-te-mpjd-se

gervalla-shpreh-ngushellime-per-vdekjen-e-zyrtarit-te-mpjd-se

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka shprehur ngushëllime për vdekjen e zyrtarit të MPJD-së, Arben Rugova.

Ajo tha se Rugova do të mbetet gjithmonë njeri i dashur, i respektuar dhe punëtor.

“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, gazetarit, diplomatit dhe zyrtarit të MPJD-së, z. Arben Rugova.  Në emrin tim personal dhe në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Rugova, kolegët e punës, shokët dhe gazetarët që punuan gjatë bashkë me Arbenin. Arbeni do të mbetet për ne një njëri i dashur, i respektuar dhe punëtor”, thuhet në njoftim.