Getinjo: Është kohë e vështirë për tekstshkruesit si unë – s’kam asgjë kundër reperëve tjerë, ka bukë për të gjithë
Reperi i njohur, Getinjo, ka ndarë së fundmi një mesazh reflektues në rrjetet sociale, ku flet për sfidat me të cilat përballen sot artistët që fokusohen te tekstet me kuptim të thellë. Në një postim në Instagram, ai u shpreh se “është një kohë pak e vështirë për tekstshkruesit si unë”, duke treguar se skena […] The post Getinjo: Është kohë e vështirë për tekstshkruesit si unë – s’kam asgjë kundër reperëve tjerë, ka bukë për të gjithë appeared first on Sinjali.
Reperi i njohur, Getinjo, ka ndarë së fundmi një mesazh reflektues në rrjetet sociale, ku flet për sfidat me të cilat përballen sot artistët që fokusohen te tekstet me kuptim të thellë.
Në një postim në Instagram, ai u shpreh se “është një kohë pak e vështirë për tekstshkruesit si unë”, duke treguar se skena muzikore nuk po i vlerëson sa duhet këngët me përmbajtje të fortë.
Sipas tij, “kjo tokë e muzikës që janë ka e mbjellin nuk bjen frute e as lule”, duke iu referuar faktit që përpjekjet për të sjellë diçka origjinale shpesh nuk shpërblehen sa duhet.
Megjithatë, ai theksoi se fitimet në klube mbeten një mënyrë e qëndrueshme për artistët që duan të mbajnë jetesën.
Getinjo shtoi se është i vendosur të publikojë këngë me “tekste smart edhe real”, duke i dhënë rëndësi përmbajtjes dhe mesazhit që përcjell tek publiku.
Ai po ashtu theksoi se nuk ka asgjë kundër kolegëve të tjerë të skenës, duke u shprehur se “ka bukë për krejt”, një mesazh që nënkupton mbështetje dhe respekt për të gjithë artistët, pavarësisht stilit apo qasjes së tyre në muzikë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Getinjo: Është kohë e vështirë për tekstshkruesit si unë – s’kam asgjë kundër reperëve tjerë, ka bukë për të gjithë appeared first on Sinjali.
