Gjenden më shumë se 1100 breshka deti të ngordhura në brigjet e Indisë
Më shumë se 1100 breshka deti janë gjetur në brigjet e Indisë jugore. Profesori i ekologjisë në Universitetin Pondicherry, Kupusami Sivakumar, tha se kurrë nuk kishte dëgjuar për një numër kaq të madh të breshkave të ngordhura të gjetura në plazhet e shtetit indian të Tamil Nadu, shkruan britanikja “The Guardian”. Numri më i madh [...]Read More...

Më shumë se 1100 breshka deti janë gjetur në brigjet e Indisë jugore.
Profesori i ekologjisë në Universitetin Pondicherry, Kupusami Sivakumar, tha se kurrë nuk kishte dëgjuar për një numër kaq të madh të breshkave të ngordhura të gjetura në plazhet e shtetit indian të Tamil Nadu, shkruan britanikja “The Guardian”.
Numri më i madh i breshkave u gjet pranë kryeqytetit të shtetit, Chennai.
Breshkat e detit mblidhen çdo vit në brigjet e Indisë për t’u shumuar dhe hedhur vezë në plazhe.
Sipas aktivistit mjedisor me bazë në Chennai, Yuvan Aves, rezultatet fillestare të autopsisë tregojnë se breshkat e ngordhura kishin lëndime në mushkëri./abcnews.al