Gjendet pa shenja jete një person në Prizren, flasin nga Policia

Një person në Prizren është gjendur pa shenja jete, njofton Gazeta10 Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Sot, më datë 29.11.2025, rreth orës 13:30, policia ka pranuar informatën se në banesën e tij në rrugën ‘Rifat Krasniqi’ në Prizren, një person është gjetur pa shenja jete”, ka thënë

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren, flasin nga Policia

Një person në Prizren është gjendur pa shenja jete, njofton Gazeta10

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, më datë 29.11.2025, rreth orës 13:30, policia ka pranuar informatën se në banesën e tij në rrugën ‘Rifat Krasniqi’ në Prizren, një person është gjetur pa shenja jete”, ka thënë Bytyqi.

“Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, ku nga dëshmitari – familjar i viktimës – është marrë informacioni se viktima, Xh. B. (32 vjeç), është gjetur pa shenja jete në banesën e tij dhe pranë tij është gjetur një armë”.

Prokurorët dhe hetuesit janë njoftuar për rastin, dhe tashmë është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.