Gjermani: Sulmi me makinë në Mynih kishte motive fetare
Autoritetet gjermane thanë se makina që u përplas në një miting në kryeqytetin bavarez të enjten ka lënë të paktën 36 të plagosur. Prokurori i Mynihut tha se nuk kishte prova që e lidhin incidentin me organizatat terroriste. I dyshuari i arrestuar në incidentin e përplasjes me makinë në qytetin jugor të Gjermanisë të Mynihut […] The post Gjermani: Sulmi me makinë në Mynih kishte motive fetare appeared first on Albinfo.

Autoritetet gjermane thanë se makina që u përplas në një miting në kryeqytetin bavarez të enjten ka lënë të paktën 36 të plagosur. Prokurori i Mynihut tha se nuk kishte prova që e lidhin incidentin me organizatat terroriste.
I dyshuari i arrestuar në incidentin e përplasjes me makinë në qytetin jugor të Gjermanisë të Mynihut të enjten kishte një “motiv islamist”, thanë autoritetet gjermane të premten.
Prokurori i Mynihut megjithatë shtoi se nuk kishte prova që incidenti ishte i lidhur me organizata terroriste si i ashtuquajturi “Shteti Islamik”.
I dyshuari pranon përplasjen e qëllimshme të makinës
I dyshuari 24-vjeçar afgan u tha policëve fjalët “Allahu akbar” (Zoti është më i madhi), shtoi prokurori Gabriele Tilmann.
“Ai ka pranuar se qëllimisht i ka futur me makinë pjesëmarrësve të demonstratës”, shtoi Tilmann.
“Unë jam shumë i kujdesshëm për të bërë gjykime të nxituara, por bazuar në gjithçka që dimë për momentin, do të guxoja të flisja për një motivim islamik për krimin.”
I dyshuari ishte duke u hetuar për 36 akuza për vrasje në tentativë, lëndim trupor dhe ndërhyrje të rrezikshme në trafikun rrugor, shtoi prokurori.
Zyrtarët thanë gjithashtu se numri i personave të plagosur në sulm ishte rritur në 36.
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier mori pjesë në një moment heshtjeje të mbajtur në skenën e sulmit në qendër të Mynihut.
“Brutaliteti i këtij krimi na gërryen emocionet dhe na lë pa fjalë”, tha Steinmeier, duke shtuar se mes të plagosurve kishte fëmijë, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Ai u zotua se personi përgjegjës do të “mbahej në përgjegjësi sipas ligjit”.
Ndërkohë, ish-presidenti afgan Hamid Karzai dënoi sulmin dhe shprehu ngushëllimet e tij për të prekurit.
“Unë dënoj sulmin në Mynih, Gjermani. Ngushëllimet e mia janë me familjet e viktimave,” postoi ai në X. “I uroj popullit të Gjermanisë lumturi dhe mirëqenie të qëndrueshme dhe vlerësoj mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Afganistanin.”
Çfarë dimë tjetër për të dyshuarin?
I dyshuari afgan mbërriti në Gjermani në vitin 2016 si azilkërkues, tha Tilmann. Por në momentin e ngjarjes ai kishte një leje qëndrimi të vlefshme dhe nuk kishte asnjë kallëzim penal të mëparshëm.
Ai jetonte në një banesë me qira në Mynih dhe ishte i punësuar dhe paguante sigurime shëndetësore dhe sociale.
Ajo shtoi se autoritetet kontrolluan dhe analizuan telefonin e tij si dhe aktivitetin e mediave sociale. Veçanërisht në Instagram, ai më së shumti ndante postime sportive, por kishte edhe postime fetare./DW
The post Gjermani: Sulmi me makinë në Mynih kishte motive fetare appeared first on Albinfo.