Gjermania shpreh keqardhje për mospërmbushjen e obligimeve nga Kosova

Shteti gjerman ka shprehur keqardhje për mosndërmarrjen e asnjë hapi drejt përmbushjes së kushtit themelor, që i ishte vënë Kosovës për ta përmbyllur anëtarësimin në Këshillin e Evropës, përcjell albinfo.ch. Takimi i radhës i Komitetit të ministrave të Këshillit mbahet në maj dhe ende nuk dihet nëse do të përfshihet edhe aplikacioni i Kosovës.  Në […] The post Gjermania shpreh keqardhje për mospërmbushjen e obligimeve nga Kosova appeared first on Albinfo.

Gjermania shpreh keqardhje për mospërmbushjen e obligimeve nga Kosova

Shteti gjerman ka shprehur keqardhje për mosndërmarrjen e asnjë hapi drejt përmbushjes së kushtit themelor, që i ishte vënë Kosovës për ta përmbyllur anëtarësimin në Këshillin e Evropës, përcjell albinfo.ch.

Takimi i radhës i Komitetit të ministrave të Këshillit mbahet në maj dhe ende nuk dihet nëse do të përfshihet edhe aplikacioni i Kosovës. 

Në ambasadën e Gjermanisë thanë se presin angazhim nga Kosova drejt përmbushjes së obligimeve, për të cilat shtuan se qëndron edhe Këshilli i Evropës. 

“Nuk dihet ende agjenda finale e Komitetit Ministror. Na vjen keq që qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë ende asnjë hap konstruktiv që nga viti i kaluar për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit të rënë dakord dhe Marrëveshjet e Brukselit të viteve 2013/2015. Çështjet e pakicave janë të një rëndësie qendrore në Këshillin e Evropës. I bëjmë thirrje edhe një herë Qeverisë së Kosovës që të angazhohet në këtë drejtim”, ka thënë Sebastian Leuschner, këshilltar politik në Ambasadën e Gjermanisë, shkruan Koha.

The post Gjermania shpreh keqardhje për mospërmbushjen e obligimeve nga Kosova appeared first on Albinfo.