Gjesti flet sërish për ish të dashurën: Është femra më e fuqishme që njoh

Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP Albania 4”, treshja Egli, Gjesti dhe Rozana ishin duke zhvilluar një bisedë personal mes njëri-tjetrit. Ata ishin duke folur për ish lidhjen e këngëtarit, ndërsa Egli e ngacmuan nëqoftëse ai ndjente akoma për ish të dashurën tij. Kohëve të fundit Egli dhe Gjesti kanë pasur një përplasje mes […]

Gjesti flet sërish për ish të dashurën: Është femra më e fuqishme që njoh

Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP Albania 4”, treshja Egli, Gjesti dhe Rozana ishin duke zhvilluar një bisedë personal mes njëri-tjetrit.

Ata ishin duke folur për ish lidhjen e këngëtarit, ndërsa Egli e ngacmuan nëqoftëse ai ndjente akoma për ish të dashurën tij.

Kohëve të fundit Egli dhe Gjesti kanë pasur një përplasje mes njëri-tjetrit, ku artistja është shprehur se ai i qëndron larg, ndoshta nga një lidhje që mund të ketë jashtë shtëpisë.

Në fakt, pyetjen ia ka drejtuar Egli, e cila ka një pëlqim ndaj ti dhe do të mësojë më shumë rreth banorit.

Ajo e ka pyetur nëse ai e do akoma ish të dashurën e tij, teksa Gjesti është përgjigjur se nuk e do, por ndihet borxhli ndaj saj. Por, i pyetur dhe nga Rozana në lidhje me të, ai është përgjigjur se ajo është femra më e fuqishme që njeh.

Pjesë nga biseda:

Egli: E do akoma atë gocën?

Gjesti: Jo, ska më.

Egli: Ke një detyrim moral, apo t’i çosh një mesazh që e do akoma?

Gjesti: Ndoshta ndihem borxhli, ska rikthim.

Rozana: Si je ti kur dashurohesh, a do e vije punën përpara dashurisë?

Gjesti: Po.

Rozana: Si e ka përballuar ajo sjelljen tënde?

Gjesti: Është femra më e fuqishme që njoh.