Gjetja e eshtrave të njeriut në Bishtazhin të Gjakovës, deklarohet ministrja Haxhiu
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ekipet mjeko-ligjore të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe EULEX, gjatë aktiviteteve gërmuese në lokacionin Bishtazhin të Gjakovës, kanë gjetur mbetjet skeletore që dyshohet se i takojnë viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Ajo ka bërë të ditur se punimet në Bishtazhin do të vazhdojnë edhe në […]


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ekipet mjeko-ligjore të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe EULEX, gjatë aktiviteteve gërmuese në lokacionin Bishtazhin të Gjakovës, kanë gjetur mbetjet skeletore që dyshohet se i takojnë viktimave të luftës së fundit në Kosovë.
Ajo ka bërë të ditur se punimet në Bishtazhin do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa mbetjet skeletore do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko ligjore me qëllim të identifikimit të tyre.