Paraqitja e Oltës në emision e inskenuar, Luizi: Më shpejt e nxori regjia foton dhe emrin në ekran, se sa hapi telefonin
Kiara Tito ishte e ftuara e radhës në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për jetën dhe karrierën profesionale. Gjatë intervistës ndodhi një moment i papritur, kur moderatorja Ori Nebijaj vendosi të telefononte aktoren dhe ish-banoren e Big Brother VIP 2, Olta Gixharin, për të diskutuar një temë që po trajtohej në panel. Telefonata […] The post Paraqitja e Oltës në emision e inskenuar, Luizi: Më shpejt e nxori regjia foton dhe emrin në ekran, se sa hapi telefonin appeared first on Sinjali.

Kiara Tito ishte e ftuara e radhës në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për jetën dhe karrierën profesionale.
Gjatë intervistës ndodhi një moment i papritur, kur moderatorja Ori Nebijaj vendosi të telefononte aktoren dhe ish-banoren e Big Brother VIP 2, Olta Gixharin, për të diskutuar një temë që po trajtohej në panel.
Telefonata solli edhe një moment miqësor midis dy ish-rivaleve të reality show-t.
Olta e përshëndeti Kiarën me shumë sportivitet dhe i dërgoi përshëndetje edhe partnerit të saj, Luiz Ejlli, me të cilin ajo nuk ka pasur kontakt pas përfundimit të spektaklit.
Megjithatë, reagimi i Luizit nuk vonoi. Fituesi i edicionit të dytë të BBV publikoi një reagim ironik në Instagram, duke vënë në dyshim spontanitetin e momentit:
“Më shpejt e nxori regjia foton dhe emrin në ekran, se sa bëri ajo të hapte telefonin. Krejt rastësisht dmth, meqë kështu ishte edhe tema,” ka shkruar ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Paraqitja e Oltës në emision e inskenuar, Luizi: Më shpejt e nxori regjia foton dhe emrin në ekran, se sa hapi telefonin appeared first on Sinjali.