Gjiganti farmaceutik Roche heq dorë nga disa programe për shkak të Trump

Kompania farmaceutike me bazë në Bazel, Roche, ka vendosur të pezullojë programet e saj për diversitetin për shkak të një dekreti të presidentit amerikan, Donald Trump. Ky dekret ndalon projektet që promovojnë mundësi të barabarta në vendin e punës. Punonjësit e kompanisë Roche në Bazel kanë marrë sot një letër njëfaqëshe, ku njoftohet se zyrat […] The post Gjiganti farmaceutik Roche heq dorë nga disa programe për shkak të Trump appeared first on Albinfo.

Gjiganti farmaceutik Roche heq dorë nga disa programe për shkak të Trump

Kompania farmaceutike me bazë në Bazel, Roche, ka vendosur të pezullojë programet e saj për diversitetin për shkak të një dekreti të presidentit amerikan, Donald Trump. Ky dekret ndalon projektet që promovojnë mundësi të barabarta në vendin e punës.

Punonjësit e kompanisë Roche në Bazel kanë marrë sot një letër njëfaqëshe, ku njoftohet se zyrat e diversitetit në SHBA dhe në Bazel do të riemërohen dhe riorganizohen.

Me fjalë të tjera: kompania po shpërbën departamentin e saj për diversitetin.

Kompania nuk do të ketë më për objektiv një kuotë për gratë në pozicione drejtuese. Objektivi i mëparshëm ishte që 38 për qind e pozicioneve drejtuese të mbuloheshin nga gra. Po ashtu, hiqet edhe objektivi për përfaqësimin e pakicave etnike në masën 19 për qind të punonjësve. Në vend të “diversitetit”, Roche do të fokusohet tani vetëm në “përfshirje dhe përkatësi”.

Se çfarë do të thotë konkretisht kjo riorganizim për barazinë brenda kompanisë, ende nuk është e qartë. Roche nuk ka dhënë informacione të mëtejshme për SRF, përveçse ka deklaruar se objektivat dhe programet janë duke u rishikuar dhe përshtatur, në mënyrë që Roche të veprojë në përputhje me kërkesat ligjore të SHBA-së.

Në deklaratën e saj, zyra e shtypit e kompanisë shkruan: “Në dritën e urdhëresave të reja ekzekutive në SHBA për ‘Diversitetin, Barazinë dhe Përfshirjen’, kemi rishikuar dhe përshtatur objektivat dhe programet tona si në nivel global ashtu edhe në atë amerikan, për të qenë në përputhje me kërkesat ligjore.”

Çfarë nënkupton “Diversitet, Barazi dhe Përfshirje”?

Në vitin 2024, Roche realizoi rreth gjysmën e shitjeve të saj në SHBA dhe ka atje një të katërtën e fuqisë punëtore — 26,000 punonjës — më shumë se në çdo vend tjetër. Për shkak të rëndësisë së tregut amerikan për kompaninë, këto rregulla të reja nuk do të zbatohen vetëm në SHBA, por në të gjithë botën, sqaron Roche.

Roche nuk është kompania e vetme që po heq dorë nga objektivat për diversitetin. Edhe banka UBS po i braktis këto objektiva. Në raportin vjetor të vitit 2023, termat “diversitet, përfshirje dhe barazi” përmendeshin 21 herë. Këtë vit, këta terma janë zhdukur plotësisht. UBS gjithashtu po heq dorë nga qëllimi i saj për të pasur 30 për qind gra në ekipin drejtues deri në fund të vitit, raportoi ndër të tjera gazeta NZZ.

Edhe Novartis po i nënshtrohet rregullave të reja të vendosura nga administrata e Donald Trump. Kompania i shkroi SRF se “për shkak të ndryshimeve në peizazhin ligjor dhe politik në SHBA, janë të nevojshme disa përshtatje”. Për shembull, Novartis do të “ndalojë përdorimin e listave të kandidatëve të larmishëm dhe të paneleve të përzgjedhjes me diversitet në procesin e rekrutimit për të gjitha pozicionet në SHBA.”, transmeton albinfo.ch.

Shkencëtarja flet për vetëcensurë

Profesorja Nathalie Amstutz e konsideron këtë zhvillim “shumë problematik.” Ajo kryen kërkime mbi barazinë gjinore dhe të drejtat e barabarta në kompani në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Zvicrën Veriperëndimore.

Në vitet e fundit, Roche dhe Novartis janë përmendur shpesh si modele për t’u ndjekur. Fakti që këto kompani tani po heqin dorë nga objektivat e tyre “ka një element të vetëcensurës,” thotë Amstutz.

 

 

The post Gjiganti farmaceutik Roche heq dorë nga disa programe për shkak të Trump appeared first on Albinfo.