Gjykata e Hagës lejon Hashim Thaçin të shkojë në Kosovë disa ditë pas ceremonisë mortore të të atit

Ish-presidenti viziton vendin ku prehet babai The post Gjykata e Hagës lejon Hashim Thaçin të shkojë në Kosovë disa ditë pas ceremonisë mortore të të atit appeared first on Albinfo.

Gjykata e Hagës lejon Hashim Thaçin të shkojë në Kosovë disa ditë pas ceremonisë mortore të të atit

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka mbërritur në Kosovë, me leje nga Gjykata e Hagës, disa ditë pas ceremonisë mortore të babait të tij, përcjell albinfo.ch.

Një ditë më parë, Dhomat e Specializuara të Kosovës konfirmuan se kanë pranuar një korrespodencë nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë për rastin e moslejimit të Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait.

Për këtë zhvillim reagoi ashpër ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili thotë se ky vendim është “sa për sy e faqe”.

“E sollën sot, në kohë të pakohë, sa për sy e faqe, e që nuk e kanë asnjë pikë në vetvete, e lëre më ajo njerëzorja që ju mungon në total,” shkruan në një postim në “Facebook” Nasim Haradinaj.

Ish-presidenti i Kosovës nuk mundi të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të atit të tij. Kjo iu pamundësua nga Gjykata Speciale, e cila nuk i dha leje të përkohshme për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.

Ai ndodhet në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, nën akuzën për krime lufte dhe, së fundmi, edhe për pengim të drejtësisë.

The post Gjykata e Hagës lejon Hashim Thaçin të shkojë në Kosovë disa ditë pas ceremonisë mortore të të atit appeared first on Albinfo.