Gjykata Kushtetuese i lejon beqarët të birësojnë, duke i dhënë fund një ndalimi 40-vjeçar

Gjykata Kushtetuese e Italisë vendosi dje se të pamartuarit mund të birësojnë të mitur të huaj, duke i dhënë fund një ndalimi 40-vjeçar të kësaj praktike dhe duke vendosur një precedent që mund të hapë rrugën për të lejuar beqarët italianë të birësojnë brenda vendit, sipas AP. Vendimi i gjykatës shpalli jokushtetues përjashtimin e beqarëve [...]Read More...

Gjykata Kushtetuese i lejon beqarët të birësojnë, duke i dhënë fund një ndalimi 40-vjeçar

Gjykata Kushtetuese e Italisë vendosi dje se të pamartuarit mund të birësojnë të mitur të huaj, duke i dhënë fund një ndalimi 40-vjeçar të kësaj praktike dhe duke vendosur një precedent që mund të hapë rrugën për të lejuar beqarët italianë të birësojnë brenda vendit, sipas AP.

Vendimi i gjykatës shpalli jokushtetues përjashtimin e beqarëve nga birësimet ndërkombëtare sipas një ligji italian të vitit 1983, i cili lejonte vetëm çiftet e martuara të ndiqnin birësimet ndërkombëtare.

Sipas gjykatës më të lartë të Italisë, përjashtimi i personave beqarë rrezikonte efektshmërinë e të drejtës së fëmijës për t’u rritur në një mjedis familjar të qëndrueshëm dhe harmonik.

Vendimi i gjykatës pasqyron gjithashtu shqetësimet e avokatëve të birësimit për një prirje në rënie në birësimin ndërkombëtar në Itali gjatë viteve të fundit – për shkak të vështirësive në rritje për çiftet në kryerjen e birësimeve jashtë vendit dhe kostove të larta që lidhen me procesin e gjatë.

Sipas komisionit ndërkombëtar të birësimeve të Italisë, në periudhën e parë të 2024 birësimi ndërkombëtar në vend ra me 5,6% krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë dhe me 14,3% krahasuar me 2022.

Qeveria e krahut të djathtë të Italisë e kryesuar nga kryeministrja, Giorgia Meloni ka kundërshtuar birësimet e beqarëve në gjykatë, por opozita e qendrës së majtë të vendit e përshëndeti vendimin e së premtes si një “pikë kthese historike”.