Sami Lushtaku pa asnjë cent borxh/ Rreth 1 milion euro toka e banesa, 126 mijë euro para të gatshme, 160 mijë euro të hyra vjetore
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka dorëzuar deklaratën e pasurisë për vitin e fundit pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit, ku ka bërë publike një portofol të pasurisë personale që tejkalon vlerën e 1 milion eurove, raporton FrontOnline. Sipas dokumentit të dorëzuar, Lushtaku ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë mbi 970 mijë euro, të
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka dorëzuar deklaratën e pasurisë për vitin e fundit pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit, ku ka bërë publike një portofol të pasurisë personale që tejkalon vlerën e 1 milion eurove, raporton FrontOnline.
Sipas dokumentit të dorëzuar, Lushtaku ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë mbi 970 mijë euro, të ndara në tri banesa dhe dy parcela toke. Këto asete e bëjnë atë një nga zyrtarët komunalë me pasurinë më të lartë të deklaruar në nivel lokal.
Në pasurinë e luajtshme, Lushtaku ka raportuar një veturë të markës Mercedes-Benz, e vlerësuar në 15 mijë euro.
Përveç kësaj, ai ka deklaruar 126 mijë euro para të gatshme, të depozituara në dy banka komerciale – një shumë e konsiderueshme që e vendos atë ndër politikanët me më shumë likuiditet në sistemin bankar.
Lushtaku nuk ka raportuar asnjë borxh apo obligim financiar, as personal dhe as familjar, çka e bën deklaratën e tij të pazakontë në krahasim me shumë zyrtarë të tjerë që shpesh raportojnë kredi apo borxhe të ndryshme.
Në aspektin e të hyrave, nënkryetari i Skenderajt ka raportuar të hyra vjetore mbi 160 mijë euro, të cilat vijnë nga burime të ndryshme, përfshirë pagën dhe të ardhura të tjera të deklaruara në formularin zyrtar.