Gjykata zvicerane kërkon që shpejtësia në Autostradën pranë Bazelit të bëhet 60 km/h natën

Në vendimin e saj të ri, Gjykata Administrative Federale ra dakord me banorët vendas që për të ulur nivelin e zhurmës në autostradën A9 pranë Bazelit, kufiri i shpejtësisë duhet të reduktohet në 60 km në orë (nga 100 që është aktualisht) nga ora 22:00 deri në orën 7 të mëngjesit. “Ajo që tregon vendimi […] The post Gjykata zvicerane kërkon që shpejtësia në Autostradën pranë Bazelit të bëhet 60 km/h natën appeared first on Albinfo.

Gjykata zvicerane kërkon që shpejtësia në Autostradën pranë Bazelit të bëhet 60 km/h natën

Në vendimin e saj të ri, Gjykata Administrative Federale ra dakord me banorët vendas që për të ulur nivelin e zhurmës në autostradën A9 pranë Bazelit, kufiri i shpejtësisë duhet të reduktohet në 60 km në orë (nga 100 që është aktualisht) nga ora 22:00 deri në orën 7 të mëngjesit.

“Ajo që tregon vendimi është se gjykatat po i kushtojnë një rëndësi gjithnjë e më të madhe mbrojtjes nga zhurma,” tha Jérôme Jacky, zëdhënës i Zyrës Federale të Rrugëve, transmeton albinfo.ch.

Por ndërsa qindra njerëz që jetojnë pranë kësaj pjese të zhurmshme të autostradës do të mund të flenë më mirë gjatë natës, lobi i automobilave ka frikë se vendimi mund të krijojë një precedent për nivele më të ulëta zhurme edhe në zonat e Zvicrës.

“Autostrada të tjera kalojnë gjithashtu nëpër zona urbane, por nëse ulni shpejtësinë në 60 km/orë kudo, kjo përfundimisht do të shkaktojë vonesa,” sipas Andreas Dürr, president i Klubit të Automobilave të Zvicrës.

The post Gjykata zvicerane kërkon që shpejtësia në Autostradën pranë Bazelit të bëhet 60 km/h natën appeared first on Albinfo.